EURO 2020 shton vlerën futbollistëve, befason reprezentuesi i Anglisë

Pas “EURO 2020”, çmimi i shumë futbollistëve është zmadhuar, ndërsa më shumë ngritje në këtë drejtim ka shënuar reprezentuesi i Anglisë, Xhud Bilingam. Edhe pse nuk kishte mundësi që të paraqitet më shumë në Euro 2020, çmimi i tij është ngritur për 20 mln dhe tani vlen 55 mln euro.
Pas tij vjen Nuno Mendesh i cili nga 25, tani vlen 40 mln euro, ndërsa Maunt shënon poahstu ngritje për 15 mln euro dhe tani vlen 75 mln euro. Musiala i Gjermanisë, nga 24 shkoi në 38 mln euro, ndërsa Raspadori nga 4 në 15 mln euro.
Kieza kushte 60 mln euro para “EURO 2020”, ndërsa tani vlen 70 mln euro. Interesant është fakti se Donaruma, futbollisti më i mirë në “EURO 2020”, nuk ka ngritje të madhe të çmimit dhe shtoi shifrat e tij për vetëm 5 mln euro, andaj aktualisht kushton 65 mln euro.