Euro 2024: Turneu i golave të shpejtë, Nedim Bajrami në vend të parë

Euro 2024 mund të konsiderohet pafrikë edhe si Europiani i golave të shpejtë. Një statistikë interesante është regjistruar në këtë kompeticion, teksa 3 nga 5 golat më të shpejtë të shënuar në historinë e këtij kompeticioni janë shënuar pikërisht në Euro 2024.

Padyshim që lista kryesohet nga Nedim Bajrami me golin e shënuar ndaj Italisë pas vetëm 23 sekonda, ndërkohë që dy golat e tjerë të shpejtë të shënuar në këtë Europian janë ai i Tilemans ndaj Rumanisë (1 minutë e 13 sekonda) dhe Kvaratskhelias ndaj Portugalisë, (1 minutë e 32 sekonda).

LEXO EDHE:

Back to top button