Euro poshtë Dollarit, për herë të parë në 20 vjet

Euro poshtë Dollarit, për herë të parë në 20 vjet

Euro ka rënë nën dollarin për herë të parë në 20 vjet pasi lufta në Ukrainë e shtyn monedhën e përbashkët poshtë, shkruan BBC.

Një euro u ble me 0.998 dollarë në tregun valutor në orën 12:45 GMT, me një rënie prej 0.4 % në tregtimin e ditës.

Frika se Rusia mund të kufizojë furnizimet e Evropës me energji kanë rritur shanset për recesion në zonën e euros.

Banka Qendrore Evropiane ka  mbetur prapa bankave të tjera qendrore në rritjen e normave, duke dobësuar më tej euron.

Monedhat priren të rriten kur banka qendrore përkatëse rrit normat e interesit, shkruan Abcnews.al.

Dollari ka pësuar rritje muajt e fundi, i nxitur nga rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore amerikane.

Një monedhë në dobësim do t’i bëjë importet më të shtrenjta për vendet e eurozonës, veçanërisht mallrat me çmime në dollarë si nafta e papërpunuar.

Kjo mund të kontribuojë në një inflacion edhe më të lartë në eurozonë, i cili tashmë po shkon në 8.6% për qershorin.

Euro ka rënë pothuajse 12% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit.

LEXO EDHE:

Back to top button