“Eurodeputetët kanë konsensus për fshirjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas”

"Eurodeputetët kanë konsensus për fshirjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas"

Gazetare: Fatlume Dervishi

Fshirja e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas nga Raporti për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian është po aq gjë e keqe sa përshkrimi i tyre si “modern”, thotë kryeministri Mickoski. Ai komentoi njoftimet e mediave bullgare se tashmë në Parlamentin Evropian ka konsensus për t’u fshirë gjuha dhe identiteti nga raporti.

“Për ne është njësoj keq edhe fakti që fshihet nga raporti identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase, njësoj sikur të shkruante “modern”. Është po aq keq. Por ajo që është e rëndësishme të theksohet se ai hap i vogël kur kaloi në komitetin për punë të Jashtme dhe gjuha edhe identiteti maqedonas do të mbetet në memorien kolektive se për herë të parë dikur kaloi. Për fat të keq, ata lëvizje që u bënë 7 vjet këtu në vend, na sollën në këtë situatë që në një mënyrë, do të thosha, kam një fjalë për ta përdorur por nuk do të doja, por ja do të shkojë një hap më larg dhe do ta them, në mënyrë talebane fshihet identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase nga raporti”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Nga LSDM-ja thonë se fajtori i vetëm për këtë që po i ndodh identitetit në BE është Mickoski.

“Për shkak të interesave të ngushta politike, ai rihapi debatin për gjuhën maqedonase në Parlamentin Evropian, një çështje që ishte mbyllur kurse gjuha ishte përcaktuar si gjuha e vetme maqedonase e popullit maqedonas. Mickoski nuk mund ta fajësojë askënd për dështimin që po përjeton përsëri Maqedonia në Bruksel. Pikërisht ai dhe miku i tij Andrej Kovaçev, me të cilin punon së bashku për të bllokuar perspektivën evropiane të qytetarëve maqedonas, janë fajtorë për këtë situatë”, thonë nga LSDM.

Tre forcat më të mëdha politike në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane (PPE), Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe Ripërtëritja kanë rënë dakord të heqin termat “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase” nga draft-raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut që do të votohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian më 8 korrik. Këtë e konfirmoi në rrjetin e tij social Eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev. Sipas tij, temat e identitetit dhe gjuhës nuk kanë vend në raportin e progresit të një vendi që kandidat për anëtarësim në BE.

Propozimi do të bëhet në plenare vetëm pak ditë pasi në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian nuk u pranua amendamenti që gjuhës dhe identitetit maqedonas t’i shtohet fjala “modern”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button