Eurointegrimet, Ekspertët: Ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk është zgjidhje e mirë

Deklarata e Eurokomesarit për zgjerim Oliver Varhej, se Maqedonia mund të ndahet nga pakoja integruese me Shqipërinë, nëse nuk gjen zgjidhje të kontestit me Bullgarinë, sipas ekspertëve nuk do të jetë zgjidhje e mirë. Ish-ambasadori Muhamet Halili vlerëson se një vendim i tillë vështirë mund të merret, pasi gjatë reformave në BE, Makron dhe Merkel deklaruan që ndarja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është e rrezikshme.

https://www.youtube.com/watch?v=3gec_F8bHto

Konsideroj se nëse atëherë ndarja ka qenë e rrezikshme, rrezikshmëria e ndarjes ekziston edhe tash dhe kjo në fakt do të ishte një prolongim shumë i gjatë i mëtejshëm i negociatave të Maqedonisë drejtë BE-së, gjë që mund të kishte edhe implikime më të gjëra ballkanike dhe rajonale – tha Muhamed Halili, ish-ambasador.

Simonida Kacarska, nga Instituti për politika evropiane thotë se një vendim i tillë i mundshëm nuk duhet të na befasojë pasi vite më parë diçka e tillë pritej për Shqipërinë.

Është e pritur që Komisioni në Qershor, me siguri do u bëjë rekomandim vendeve anëtare. Nëse vendet anëtare do ta sjellin atë vendim për fillim të negociatave ajo është çështje tjetër. Nga një pjesë e tyre dëgjuam më herët se dëshirojnë të dy vendet të ecin bashkë, kjo në këtë fazë neve na shkon në favor, por duhet ta kemi në mendje se Shqipëria është fqinj i joni, ne patjetër ti zhvillojmë marrëdhëniet me atë – deklaroi Simonida Kacarska, IPE.

Kacarska e Halili e quajnë të gabuar mendimin e kryeministrit Zaev i cili tha se zgjidhja me Bullgarinë do të arrihet me Qeverinë teknike atje.

Pak është e besueshme që Qeveri teknike të bëjë hap aq të madh. Por siç thash ne nuk mund ta përjashtojmë këtë mundësi pasi nuk e dimë se çfarë procese zhvillohen në prapavijë – u shpreh Simonida Kacarska, IPE.

Ka bërë një gabim, dihet në politikë, gjithnjë, gjithkund, në do vend, çështjet që kanë karakter madhor i zgjedhin Qeveritë politike. Qeveri politike do të thotë parti të caktuara politike marrin përsipër përgjegjësinë dhe sukseset eventuale rreth zgjidhjes së një kontesti – tha Muhamed Halili, ish-ambasador.

Ekspertët vlerësojnë se kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet vetëm atëherë kur në Sofje do të ketë një Qeveri stabile e cila është e gatshme për bisedime për zgjidhjen e kontestit.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button