Eurokomisioneri Varheji sot viziton Shkupin

Erokomisionari për Zgjerim, Oliver Vaheji sot pritet të vizitojë Shkupin, shkruan  Alsat. Varheji pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev për të diskutuar për zgjidhje rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit, gjegjësisht zhbllokimin e rrugës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarë me BE-në. Varheji javën e kaluar ka vizatuar Bullgarinë, ku mes tjerash është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev dhe ministrin teknik për Punë të Jashtme, Svetllan Stoev, ku është biseduar për heqjen e bllokadës bullgare dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Vizita e Varhejit vjen një ditë pas vizitës së kreut të Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila deklaroi se është optimiste për mbajtjen e mbledhjeve të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën, deri në fund të vitit.

LEXO EDHE:

Back to top button