Euroliga: Humbasin të gjitha ekipet e kreut, Real dhe Barça në krizë

Skuadra franceze e Paris Basketball mbron kreun e renditjes së Euroligës edhe pas takimeve të raundit të 15-të, ku u mund 98-93 në fushën e Villerbanit.

Në këtë javë humbën edhe skuadrat e tjera pretendente, si Fenerbahçe e Panatinaikos. Për pasojë, parizienët vijojnë të kryesojnë të vetëm renditjen. Ngjit shkallët Monako, që mundi 99-69 pikërisht turqit e Fenerbahçes.

Moment krize për skuadrat spanjolle, pasi u mundën si Real Madrid ashtu dhe Barcelona. Madrilenët u mundën në fushën e tyre nga lituanezët e Zhalgiris, ndërsa katalanasit u ndalën nga italianët e Milano.

Euroleague-Raundi i 15-të

Fenerbahçe – Monako 69-99

Alba Berlin – Partizan 90-91

Victoria Gasteiz – Virtus Bolonja, 81-82

Real Madrid – Zhalgiris Kaunas, 83-92

Bajern Munih – Makabi Tel Aviv, 98-93

Anadolu Efes – Panatinaikos, 93-67

Barcelona -Armani Milano, 81-94

Crvena Zvezda – Olimpiakos, 87-73

Villerban – Paris Basketball, 98-93

LEXO EDHE:

Back to top button