Euroliga, nis sezoni i ri pa 3 skuadrat ruse

Sot dhe nesër luhen takimet e raundit të parë të sezonit 2022-2023 të Euroligws në basketboll, për meshkuj. Ky është eventi më i rëndësishëm kontinental për skuadra, ku marrin pjesë 18 ekipet më të mira në Europë. Do të mungojnë në këtë turne 3 skuadrat ruse (CSKA Moskë, Zenit St.Petersburg dhe Khimki Moskë), të përjashtuara nga eventet ndërkombëtare, për shkak të luftës në Ukrainë. Vendin e tyre e kanë zënë Partizani i Beogradit, Virtus Bolonja dhe Valencia Basket.

Skuadra kampione në fuqi është ajo e Anadolu Efes dhe të gjithë do të synojnë ta zbresin nga froni ekipin turk. Një sezon që parashikohet spektakolar, ku spanjollët, turqit e Armani Milano konsiderohen si favoritë për të shkuar në “Final Four”. Sezoni i rregullt do të ketë në total 34 jave (luhet me sistem vajtje-ardhje) dhe tetë ekipet më të mira do të avancojnë në çerekfinale.

 

Euroliga – Raundi i parë

Villeurbanne – Armani Milano,

Panathinaikos – Real Madrid,

Maccabi Tel Aviv – Zalgiris Kaunas,

Valencia Basket – Baskonia Gasteiz,

Bayern Mynih – Fenerbahce,

Anadolu Efes – Crvena Zvezda,

Alba Berlin – Partizan Beograd,

Virtus Bolonja – Monaco,

Barcelona – Olympiacos

LEXO EDHE:

Back to top button