Euroliga zyrtarizon pjesëmarrësit e sezonit të ri, largohet skuadra spanjolle

Euroliga ka zyrtarizuar 18 skuadrat që do të marrin pjesë në sezonin 2024-2025. Pothuajse janë konfirmuar të gjitha ekipet e sezonit të fundit. Nga turneu është larguar Valencia Basket dhe në vendin e saj ka hyrë Paris Basketball, fituese e “Eurokupës” në sezonin e fundit.

Euroliga është turneu më i rëndësishëm ekipor i basketbollit në Europë. Sezoni i ri do të nisë më 3 tetor, ndërkohë që shorti do të hidhet më vonë.

Ekipet pjesëmarrëse në EuroLigë janë: ALBA Berlin, Anadolu Efes Istanbul, Monako, Baskonia Vitoria-Gasteiz, Crvena Zvezda, Armani Milan, Barcelona, Bajern Munih, Fenerbahçe, Vileurban, Makabi Tel Aviv, Olimpiakos, Panatinaikos, Paris Basketball, Partizan i Belgradit, Real Madridi, Virtus Bolonja dhe Zhalgiris Kaunas.

LEXO EDHE:

Back to top button