Eurolink mbush 20 vjet

Kompania e sigurimeve Eurolink shënon 20 vjet ekzistencë në tregun e Maqedonisë. Me më shumë se 200 punonjës që nga fillimi i saj, kompania u ka shërbyer më shumë se 630,000 klientëve dhe ka lëshuar mbi 2.2 milionë polisa sigurimi. Ajo ka paguar më shumë se 4,8 miliardë denarë dëmshpërblim për qytetarët dhe kompanitë. Eurolink zë vendin e dytë në tregun e sigurimeve në vend.
“Këtë dhe vitin e ardhshëm ne shënojmë 20 vjet të ekzistencës së kompanisë sonë. Ne do të vazhdojmë me të gjitha risitë tona dhe do të fokusohemi veçanërisht në përmirësimin e përvojës së përdoruesve të klientëve tanë. Ne duam t’u dalim në ndihmë klientëve tanë me transformim të plotë digjital. Projekti i parë për të cilin do të dëgjoni së shpejti është identifikimi i plotë elektronik i të gjithë klientëve të sigurimeve private”, Marija Tomeska – Kryetare e Bordit Drejtues të Eurolink.