Europa e alarmuar përballë rritjes së rasteve me COVID-19 – ALSAT-M


Rritja e rasteve në Gjermani duke arritur në nivelet e prillit, progresi i pazakontë në Francë që prej majit, vala e re në Spanjë, Europa është alarmuar për një rikthim të pandemisë së koronavirusit të ri.

Në botë, kufizimet janë shtuar përballë progresit të epidemisë që ka shkaktuar tashmë më shumë se 780 000 të vdekur, ndërkohë që debati ka filluar para prezantimit të një vaksine. Vaksina e ardhshme do të jetë e detyrueshme në Australi, por jo në SHBA.

Ky vend mbetet më i prekuri i planetit dhe ka regjistruar 172 965 të vdekur, rreth 1 286 më shumë gjatë 24 orëve të fundit.

Por, Europa, që kishte marrë masa drastike për të përmirësuar përhapjen e pandemisë gjatë dimrit dhe pranverës, është gjithashtu e shqetësuar për një rikthim të ri ndërsa pushimet verore po përfundojnë.

Gjermania ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 1 707 raste të reja me COVID-19 dhe 10 të vdekur, duke arritur në nivelet e fundit të prillit, një periudhë që u konsiderua në atë kohë si piku i pandemisë.

Autoritetet kanë rritur paralajmërimet përballë rritjes së rasteve të kontaminimit, 228 621 në total, të lidhura kryesisht me kthimin e shumë turistëve gjermanë nga jashtë.

Dhe ideja për të ulur javën e punës në katër ditë është rishfaqur në Gjermani si një medikament për të ruajtur punësimin gjatë dhe pas krizës së paparë të shkaktuar nga koronavirusi, një temë shumë e diskutueshme nga ana e biznesit.

“Dyfishimi i rasteve të reja të vëzhguara mesatarisht çdo ditë në të gjithë Gjermaninë gjatë tre javëve të fundit përbën një zhvillim i cili nuk duhet të vazhdojë por që duhet ta frenojmë”, paralajmëroi kancelarja, Angela Merkel.

Kjo situatë ka bërë që qeveria të deklarojë praktikisht të gjithë Spanjën dhe një pjesë të Ballkanit, zona të frekuentuara nga pushuesit gjermanë, si zona rreziku dhe të vendosë testime dhe karantinë në kthim.

LEXO EDHE:

Back to top button