Europa i rikthehet normalitetit, vendet që po lehtësojnë masat

Europa ka filluar të rihapet duke lehtësuar masat gradualisht.  Në Poloni, restorantet dhe baret u rihapën fundjavën e kaluar pas disa muajsh. Në Britani, ambientet e brendshme të restoranteve kanë mirëpritur klientët që nga e hëna, dhe rreth  20,000 tifozë  do të lejohen në stadium.

Në Francë, kafenetë u hapën të mërkurën së bashku me kinematë dhe teatrot, ndërsa në Itali ora  policore u zgjat nga ora 22:00 deri në 23:00. Normaliteti  po rikthehet në Europë  gjatë kësaj jave ndërsa qeveritë kanë filluar të heqin disa nga kufizimet  pas uljes së rasteve  dhe fushatës globale të vaksinimit COVID-19 që po ecën me ritme të shpejta.

Rreth 30% e njerëzve në Itali, Francë, Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid, krahasuar me 37% në Gjermani dhe 55% në Britani.

Europa ka shënuar një rënie prej 60% të numrit të rasteve në muajin e kaluar, sipas një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. mAnëtarët e BE, gjatë kësaj jave ranë dakord të rihapin kufijtë e tyre për turistët nga vendet me rrezik të ulët si dhe ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar, raporton abcnews.al

Numri i rasteve të reja të raportuara çdo javë në Europë pësoi rënie nga 1.7 milion në mes të Prillit në pothuajse 685,000 javën e kaluar. Variantet alarmante të virusit që janë përhapur në të gjithë bllokun mbeten ende shqetësuese.

LEXO EDHE:

Back to top button