Europa League, klubet shqiptare mësuan kundërshtarët


Klubet shqiptare të kualifikuara në raundin e dytë kualifikues të Europa League kanë mësuar fatin e tyre në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës. Shkëndija e Tetovës do të luajë në Rumani ndaj Botosanit, ndërsa ekipi tjetër tetovar Renova do të presë skuadrën kroate të Hajdukut të Splitit. Sileksi do të përballet me ekipin e Dritës së Gjilanit. Raundi i dytë duket se do të jetë më i vështirë edhe për ekipet nga Shqipëria. Kukësi pret gjermanët e Volburgut, Teuta e Durrësit e pret ekipin e ligës së parë spanjolle atë të Granadës e cila në La Liga u radhit e shtata. Sa i përket Laçit, skuadra kurbinase do të ketë si kundërshtar një skuadër me të cilën është përballur edhe vitin e kaluar në raundin e parë kualifikues të Europa League, bëhet fjalë për izraelitët e Hapoel Beer Sheva. Ekipi i Tiranës ishte më me fat në shortin e sotëm në Nyon. Pas eliminimit në turin e dytë të Ligës së Kampionëve, ekipi i kryeqytetit të Shqipërisë do të luajë direkt në playoff të Europa League dhe ka kaluar automatikisht pa luajtur turin e tretë.

LEXO EDHE:

Back to top button