Europride në Serbi shkakton kaos, goditet policia

Europride në Serbi shkakton kaos, goditet policia

Një grup njerëzish hodhën pishtarë drejt kordonit policor të vendosur prej marshimit Europride në Bulevardin e Çlirimit. Grupi nuk mbante asnjë shenjë të komunitetit LGBTQI+. Gazetari Euronews Serbia, thekson se situata në Bulevardin e Çlirimit ka qenë jashtëzakonisht e tensionuar. Sipas tij, policia ka vrapuar drejt stadiumit në afërsi të bulevardit ku janë dëgjuar dhe të shtënat. Një konflikt i ri ka ndodhur edhe në afërsi të tempullit të Shën Savës, kur është shfaqur një grup të rinjsh, ndaj dhe është dashur të reagojë policia.

Ministria e Brendshme më herët njoftoi se janë arrestuar 31 persona, por ky numër ndoshta do të rritet, sepse anëtarët e policisë kërkojnë dhe identifikojnë të gjithë ata që sulmuan./euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button