Eurosport: Gjimshiti me paraqitje solide, ndali Aubamejangun

Berat Gjimshiti ishte i zakonisht titullar në radhët e Atalantës për duelin gjysmëfinal të Ligës së Europës që skuadra e tij luajti përballë Olimpik Marsejës në fushën e kësaj të fundit.

Mbrojtësi shqiptar dhuroi një paraqitje mjaft të mirë në këtë ndeshje, teksa u përplas vazhdimisht me Pierr-Emerik Aubamejang.

Portali i “Eurosport” në versionin italian, në vlerësimet që ka dhënë për ndeshjen në fjalë, i ka vënë notën 6,5 mbrojtësit shqiptar për paraqitjen e tij në këtë duel.

“I duhet të ndalojë armikun publik Aubamejang dhe në fund, edhe pse me pak vështirësi, ofron një paraqitje solide. I aftë në lojën në ajër, vendimtar në fund të ndeshjes në një krosim të Merlinit”, shkruan portali i “Eurosport”.

LEXO EDHE:

Back to top button