“Eurosport” prezantoi ekipet që për herë të parë arkëtojnë medalje olimpike
Ekipi olimpik i Shqipërisë dhe katër ekipe tjera, si Kabo Verde, Republika Domenikane, Saint Lucia dhe Ekipi i Refugjatëve, siguruan medaljet e tyre të para olimpike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
“Eurosport” ka publikuar një foto, ku rendit edhe Shqipërinë me dy mundësit e”naturalizuar”, Çermen Valiev dhe Islam Dudaev, të cilët arritën rezultate historike duke sjellë në Tiranë dy medalje të bronzta.
“Skuadrat që siguruan medaljet e tyre të para olimpike në Paris2024”, shkruan “Eurosport” në rrjetet sociale.