Eurovision 2025, Shkodra Elektronike do të performojë e 12-ta
Eurovision 2025, Shkodra Elektronike do të performojë e 12-ta

Festivali më i rëndësishëm i muzikës, Eurovision, këtë vit do të mbahet më 13 maj në Bazel të Zvicrës, përcjell KultPlus.
Këtë vit, Shqipëri do të përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike me këngën e tyre ‘Zjerm’.
Në njoftimin e fundit thuhet se Shkodra Elektronike do të performojë e 12-ta me radhë.