Evertoni për 5 milion euro, nuk e ka blerë Erling Halandin?!

Skudra e Evertonit refuzoi mundësinë për të nënshkruar me Erling Haalandin, pasi ata mendonin se pesë milionë euro ishin shumë për një lojtar të panjohur. Norvegjezi ka qenë në formë të frikshme për Man. Sitin dhe nuk humbi kohë duke u përshtatur me jetën në Premier Ligën, duke shënuar 14 gola në vetëm tetë ndeshje.

Norvegjezi shënoi një hat-trick të tretë radhazi në shtëpi në debutimin e tij në derbin e Mançesterit të dielën dhe është në rrugën e duhur për të shënuar 60 gola në ligë nëse vazhdon me normën aktuale të shënimeve.

Siti mori numrin nëntë nga Borussia Dortmund duke aktivizuar lirimin e tij prej 65 milionë euro, por disa vite më parë, kur Haaland ishte vetëm 18 vjeç, Evertoni mund ta kishte marrë atë për një të dhjetën e kësaj shume.

Sipas Majk Kiganit nga “Daily Mail”, Evertoni ishin të etur për transferimin e Haalandit, kur ai ishte duke luajtur në Molde. Pesë milionë euro ishte çmimi i kërkuar, por Evertoni mendoi se ishte shumë e lartë për të paguar. “Merseysiders” as nuk po e mendonin nënshkrimin e tij për ekipin e parë, përkundrazi duke u ndjerë sikur ai do të futej në U-23.

LEXO EDHE:

Back to top button