Evropa në bllokim para Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

Një numër vendesh evropiane kanë vendosur masa të rrepta të kufizimeve para festës së Krishtlindjes, pa një rritjeje të numrit të të infektuarve. Holanda ka vendosur një bllokim pesë-javor, duke mbyllur dyqanet jo thelbësore, teatrot dhe palestrat.

Gjermania, ndërkohë, nga data 15 dhjetor do të hyjë në një bllokim të rreptë pasi numri i të infektuarve ka arritur në nivele rekord.

Franca ka lehtësuar disa masa. por megjithatë shumë kufizime do të mbesin në fuqi pasi numri i të prekurve nga sëmundja COVID-19 është akoma i lartë.

Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe janë ndër vendet që kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve gjatë pandemisë.

Javët e fundit, qeveritë e vendeve evropiane janë përballur me dilema të vështira nëse duhet të lehtësojnë kufizimet për periudhën e pushimeve.

Por, vala e fundit e të infektuarve në disa vende i ka shtyrë qeveritë të ndalojnë planet për të zbutur rregullat.

LEXO EDHE:

Back to top button