F1 sërisht në telashe, “Covid 19” anulon gara të tjera?!

Pandemia “Covid-19” po vë në krizë kalendarin e garave të këtij sezoni dhe Formula 1 duhet të bëj modifikime të kalendarit.  Përveç garës së Australisë, që u shty në nëntor dhe asaj të Kinës, ende pezull, në dilemë janë edhe garat e Montekarlos, Azerbajxhanit dhe Kanadasë. Stefano Domenicali, presidenti i ri i Formula 1, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha pistat. Ai është gati për të spostuar një event apo për të gjetur një alternativë tjetër në rast se këto 3 gara anullohen.

 

 

Për momentin, është konfirmuar rikthimi i pistës së Imola (Itali), si gara e dytë sezonale pas shtyrjes së garës së Australisë. Së shpejti pritet të zyrtarizohet edhe gara që do të zhvillohet në Portimao (Portugali), një javë më pas, që do të zëvendësojë garën e Vietnamit. Aktualisht janë edhe disa pista, si Nurburgring (Gjermani), Stamboll (Turqi) dhe Mugello (Itali) të gatshme të mirëpresin garat e vitit 2021, ashtu sikurse ndodhi edhe vjet./Telesport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button