F1, Verstapen niset para Hamiltonit dhe Botasit

Garën e parë në Formula 1 në sezonin e ri, nga pozita e parë do ta nis Maks Verstapen, i cili ishte më shpejtë në provat zyrtare në Bahrein. Ferstapen kaloi një xhiro në pistën e Bahreinit me kohë 1:28, 997 minuta dhe për 4 të qindat ishte më i shpejtë se kampioni aktual, Luis Hamilton me makinën “Mercedes” dhe kolegun e tij të “Mercedesit”, pilotin finlandez Valteri Botas.

 

 

Sharl Lekler me makinën “Ferrari” do të niset nga pozita e katërt, duke lënë pas Gaslin, Rikiardon, Norrisin, Sainzin, Alonson dhe Strollin. Ndërkohë piloti gjerman, Sebastian Fetel me makinën “Aston Martin”, do të nis garën nga pozita e 18-të.

LEXO EDHE:

Back to top button