Fabinjo kryen testet mjekësore te skuadra arabe “Al Itihad”

Fabinjo është lojtari i radhës, i cili do ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite. Futbollisti brazilian ka kryer testet mjekësore te skuadra e Al Ittihad.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja verbale mes skuadrës arabe dhe Liverpullit tashmë është arritur dhe janë në pritje për të nënshkruar dokumentet zyrtare. Fabinjo do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me Al Ittihad.
Ai do të jetë shokë skuadre me Karim Benzeman, N’golo Kanten dhe Zhota-n, të cilët janë transferuar te kampioni i Arabisë gjatë këtij afati kalimtar./IndeksOnline/