Krejt çka ndodhi me rënien e Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Facebook dhe platformat e tij, Messenger, Instagram dhe WhatsApp, janë kthyer në funksion, pasi një rënie masive globale që i zhyti në kaos për disa orë shërbimet, si dhe bizneset dhe njerëzit që mbështeten në to. Për disa orë, i vetmi koment publik i Facebook-ut ishte në rrjetin social Tuitter, nëpërmjet së cilës kompania pranoi se “disa njerëz po hasin në probleme për t’u kyçur në aplikacionin e Facebook-ut”, dhe tha se po punonte për t’ua mundësuar qasjen. Lidhur me dështimet e brendshme, shefi i Instagram-it, Adam Mosseri, shkroi në Tuitter se ky incident i ngjante një ballafaqimi me mot ekstrem. Mike Schroepfer, shef në largim i operacioneve teknologjike në Facebook, më vonë kërkoi “falje sinqerisht”. Mëngjesin e sotëm Mark Zuckenberg përmes një postimi në Facebook kërkoi falje publike për kaosin e shkaktuar duke i bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të kyçur dhe në kontakt me më të afërmit e tyre.

Në një komunikatë të lëshuar pas kthimit të shërbimeve në funksion, Facebook-u fajësoi ndryshimet në ruterët që koordinojnë trafikun në rrjet ndërmjet qendrave të të dhënave. Kompania tha se ndryshimet penguan komunikimin, dhe ndikuan “në mënyrën se si komunikojnë qendrat tona të të dhënave, duke i ndërprerë shërbimet”.

Tani për tani nuk është parë ndonjë dëshmi se mund të ketë qenë i përfshirë ndonjë aktivitet i qëllimshëm keqbërës. Matthew Prince, shef ekzekutiv i operatorit të infrastrukturës së internetit, CloudFlare, ka shkruar në Tëitter se “asgjë që kemi parë në lidhje me rënien e shërbimeve të Facebook-ut nuk sugjeron se bëhet fjalë për ndonjë sulm”.

Ndërkohë Jake Williams, shef teknik në firmën për siguri kibernetike, BreachQuest, ka thënë se përderisa një aktivitet i qëllimshëm nuk mund të hidhet poshtë krejtësisht, gjasat janë të mira që rënia të jetë “çështje operative”, e shkaktuar nga gabimi njerëzor.

Një nga dyshimet e ngritura në opinion është edhe zhvillimi i fundit me ish punonjësen e Facebook në departamentin për përpunimin e dezinformatave e cila para se të shpaloste identitetin e saj në disa gazetare prestigjioze kishte deklaruar se siguria e Capitoll Hill është në pyetje për aq koha se Facebook i kushton rëndësi rritjes së përdoruesve dhe jo ngritjes së nivelit të sigurisë.

Për 7 orë Facebook raportohet të ketë regjistruar mbi 7 miliard dollarë humbje, ndërsa krijuesi i tij Zuckenberg ra nga lista e njerëzve më të pasur në botë. Javën e fundit Facebok është përballur edhe më një problem pronësor mbi të drejtën e monopolizimit të kompanisë, ndërsa në 3 ditët e fundit janë ulur për 5 për qind aksionet e kompanisë gjigande.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button