“Fair Play Financiar”, UEFA gjobit Mançester Junajtedin

Klubi anglez, Man. Junajted është gjobitur nga UEFA për shkeljen e rregulloreve të “Fair Play Financiar” (FFP). UEFA ka thënë se Junajtedi raportoi ‘deficite të vogla të barabarta’ që mbulojnë vitet financiare nga 2019 deri në 2022.
Klubi i Ligës Premier tani është gjobitur me 300 mijë euro për shkeljen e vogël të rregullave financiare. Gazetari i BBC, Simon Stone konfirmoi lajmin në “Tuitter” dhe tha se klubi anglez ishte ‘i zhgënjyer’ me vendimin.
“Man. Junajted u gjobit me 300. 000 euro nga UEFA për shkelje “të vogla” të FFP-së. Klubi është i zhgënjyer për këtë për shkak të ndryshimit në mënyrën se si UEFA i trajtoi humbjet nga COVID-19.
Man. Junajted vazhdon të mbështesë zbatimin e rregullave për të promovuar FFP + qëndrueshmërinë në të gjithë futbollin vendas + euro”, ka shkruar gazetari i BBC-së, Simon Stone.