Familja e Tupacut punëson ish avokatin e Jay-Z’s për të hetuar nëse P.Diddy ka lidhje me vdekjen e reperit
Familja e Tupacut punëson ish avokatin e Jay-Z’s për të hetuar nëse P.Diddy ka lidhje me vdekjen e reperit

Familja e reperit të ndjerë, Tupac Shakur, ka punësuar ish avokatin me reperit të njohur Jay-Z, Alex Spiro, për të hetuar nëse ka ndonjë lidhje në mes të reperit të njohur, P.Diddy dhe vdekjes së yllit të repit, që kishte ndodhur në vitet 90’ta.
Krijuesi i hitit “California Love” u gjuajt për vdekje në moshën 25 vjeçe, ndërkohë që po shëtiste me veturë në rrugët e Nevadas së Las Vegasit, në shtator të vitit 1996, shkruan The Mirror.
Gati 30 vite pas këtij incidenti, ish lideri i bandës, Duane “Keefe D” Davis, u arrestua në shtator të vitit 2023.
Ai u akuzua për vrasjen e reperit ndërkohë që u deklarua i pafajshëm.
Keefe D, më parë ka pretenduar se gjykimi i tij do të fillojë në muajin mars të vitit 2025 dhe ka thënë se themeluesi i labelit Bad Boy Records, P.Diddy, i kishte ofruar 1 milionë dollarë për ta gjuajtur Tupacun. Ai i ka bërë këto pretendime në një intervistë që pati bërë me autoritet e Los Angelesit, në vitin 2008.
Në deklaratën që pati bërë P.Diddy, në vitin 2008, i ka mohuar këto pretendime duke thënë se “kjo histori është gënjeshtër”.
“As unë e as reperi i ndjerë Notorious B.I.G. nuk kemi pasur njohuri për asnjë sulm kundër Tupacut”, ka thënë P.Diddy.
Thashethemet për vrasjen e reperit u ringjallën në kulturën e muzikës, hip-hop, pasi reperi i njohur Eminem, në një këngë që bëri në bashkëpunim me reperin JID, ka përmendur Tupacun, B.I.G.-in dhe P.Diddyn.
“Vdekja e B.I.G.-s ishte efekti domino i vrasjes së Tupacut, si shenjë në fytyrë, ora e kujt e ka radhën të ia pastroj, e P.Diddyt-it? Derisa të jetë në prangat e policisë, fajtor, a do të ngrihet ai?”, thotë në këngë Eminem.
Pasi e morën Spiron për të investiguar rastin, duket se familja e Tupacut e ka shumë seriozisht investigimin e P.Diddyt, pasi avokati ka përfaqësuar disa emra të mëdhenj si Elon Musk dhe shokun e P.Diddyt, reperin e njohur Jay-Z.
Diddy, prej kohësh i ka mohuar pretendimet se ai ka gisht në vrasjen e Tupacut, ndërkohë që avokati Spiro nuk ka deklaruar asgjë.
Ylli i rënë i muzikës, pasi Los Angeles Time kishte raportuar se bashkëpunëtorët e tij ishin përgjegjës për vdekjen e Tupacut, në vitin 2008 pati thënë se artikulli i publikuar ishte “gënjeshtër”.
“Është përtej qesharakut dhe komplet i pa vërtetë. As i ndjeri B.I.G e as unë nuk kemi të bëjmë me këtë çështje. Jam i shokuar se Los Angeles Times është kaq e papërgjegjshme sa që të publikojë histori kaq të pavërteta e të pa baza”, pati thënë P.Diddy.
Spekulimet ndërmjet adhuruesve, P.Diddy ishte i përfshirë në vrasjen e Tupacut filluan rreth vitit 1997. Para së të vritej Tupacu, ai kishte një zënkë të keqe me artistin e Bad Boy Records, Notorious B.I.G.
Ish shokët, Tupac dhe B.I.G. kishin mosmarrëveshje shumë të forta në mes të viteve 90’ta, sa që lindën shumë probleme vdekjeprurëse në mes dy grupeve: Bregut Lindor (East-Coast) dhe Bregut Perëndimor (West Coast).
Tupacu u vra gati një vit pas vdekjes së B.I.G-së, i cili gjithashtu u gjuajt me armë ndërkohë që po shëtiste me veturë, në mars të vitit 1997. Kjo gjë i bëri shumë adhurues të bënin konspiracion rreth përfshirjes së P.Diddyt në vdekjen e Tupacut. Sidoqoftë, kjo gjë është jo përmbajtjesore dhe Diddy asnjëherë nuk është akuzuar ligjërisht për këtë çështje.
Përfshirja në vdekjen e Tupacut është një ndër shumë akuzat që momentalisht janë vënë kundër Diddyt.
Sa për tash, ai është i akuzuar për trafikim seksual, drogim, detyrim, shantazh e prostitucion, është arrestuar në New York, ndërkohë që është deklaruar i pafajshëm dhe lirimi me kusht ju mohua dy herë, ani pse ka ofruar 50 milionë dollarë dorëzani.