Familja gjermane në kopshtin e të cilëve ra meteori mund të fitojnë rreth 250 mijë dollarë

Familja gjermane në kopshtin e të cilëve ra meteori mund të fitojnë rreth 250 mijë dollarë

Një familje gjermane në shtetin Schleswig-Holstein me gjasë mund të fitojë rreth 250 mijë euro pasi një meteor ra në kopshtin e tyre.

Meteori ra më 25 prill në kopshtin e familjes së emigrantit turk Mahmut Sahin në Elmshor. Sipas të përditshmes ‘Hamburger Abendblat’, meteori daton rreth 4,5 miliardë vjet i vjetër dhe është më i madhi i gjetur ndonjëherë në shtetin verior gjerman Schleswig-Holstein.

Për të përditshmen ‘Bild’, Sahin tha se fillimisht atij iu ofruar deri në 300 mijë euro për meteorin që ra në kopshtin e tij, por ekspertët tani vlerësojnë vlerën e tij të paktën 400 mijë euro.

“Nuk dua që meteori të zhduket në një kasafortë private. Të gjithë duhet ta shohin atë, sepse tani është pjesë e historisë së shtetit Schleswig-Holstein”, tha Sahin.

Sipas gazetës gjermane, negociatat janë duke u zhvilluar me një muze të Hamburgut, i cili është i gatshëm të paguajë rreth 250 mijë euro.

Şahin tha për ‘Bild’ se dëshiron të investojë një pjesë të parave dhe pjesën tjetër ta përdorë për një qëllim të mirë.

Ai aktualisht është duke ekspozuar meteorin në panairin e mineraleve në Mynih.

LEXO EDHE:

Back to top button