Familja mbretërore bëhet gati t’i japë lamtumirën e fundit princit Philip

Vijojnë përgatitjet e fundit në Windsor ku këtë të shtunë përcillet për në banesën e fundit Princ Philip bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabet i cili i nda nga jeta një javë më parë një moshën 99-vjeçare.

Gjatë të gjithë javës në Britani janë zhvilluar ceremoni të ndryshme, parakalimet të shumta ushtarake.

Të gjithë bëhen gati për ceremoninë finale të funeralit.

Varrimi i Dukës së Edinburgut do të bëhet të Shtunën në Kështjellën Windsor, me pjesëmarrjen e kufizuar në 30 për shkak të kufizimeve të koronavirusit.

Ndërsa është një shërbim i zvogëluar për shkak të pandemisë, qindra ushtarakë nga Marina Mbretërore, Ushtria dhe Forcat Ajrore Mbretërore do të marrin pjesë në procesionin e varrimit, dhe arkivoli i Filipit do të dërgohet në majë të kalasës Shën George në një Land Rover të përshtatur posaçërisht për këtë rast, të cilin duka e projektoi vetë.

Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla vizituan kopshtin e Marlborough House ku publiku ka lënë lule dhe shënime për nder të princit Philip.

Princi Charles, trashëgimtari i fronit dhe babai i princërve, së bashku me motrën e tij, Princeshën Anne, do të drejtojnë procesionin 15-anëtarësh të varrimit të Princit Philip.

Princi William dhe Princi Harry nuk do të ecin krah për krah të Shtunën, ndërsa do të ndjekin të ndarë arkivolin e gjyshit të tyre që do dërgohet në Kishë, duke minimizuar shanset për ndonjë moment të sikletshëm midis vëllezërve që kanë raporte të tensionuara që nga vendimi i Harry për të hequr dorë nga detyra mbretërore.

Media botërore ditën e nesërme do të mbuloje gjerësisht momentet e ceremonisë funerale.

LEXO EDHE:

Back to top button