Famlja Glejzer ka zgjedhur blerësin e Mançester Junajted?!

Sheikh Jasim ka qenë i suksesshëm me ofertën e tij për të blerë Man. Junajtedin, sipas raporteve në Katar, të cilët sugjerojnë se njoftimi për një marrëveshje do të bëhet shumë shpejt.
Javën e kaluar, Sheikh Jassim, paraqiti një ofertë ‘të madhe’ të pestë dhe të fundit për të përfunduar një blerje të plotë të Man. Junajted nga pronarët e saj aktualë, familja Glejzer.
Oferta e fundit u kuptua se vlente rreth 6.5 miliardë dollarë, me një propozim prej 1 miliard dollarësh për investim mbi të. Pesë ditë pasi dolën lajme rreth ofertës së pestë dhe të fundit, mediet në Arabi thonë se oferta ka qenë e suksesshme.
“Të gjitha lajmet e marra tregojnë suksesin e blerjes së Man. Junajtedit nga Sheikh Jassim bin Hamad bin Jassim dhe njoftimi i marrëveshjes do të jetë shumë shpejt”, thuhet në njërën nga gazetat atje.