Fanella e re Barcelonës po arrin shitje rekorde
Fanella e re Barcelonës po arrin shitje rekorde

Barcelona ka nxjerrë në shitje fanellën e parë për sezonin 2025–26, një dizajn tradicional me rrihje blaugrana që “shkrihen” në mes të fanellës. Pas pak orësh nga lansimi, klubi vendosi një rekord të ri të shitjeve me këtë fanellë, më shumë se ndonjëherë në ditën e parë të fillimit të shitjeve. Nuk janë publikuar ende shifrat konkrete, por pritet që të tejkalohet edhe më tej ky rekord. Suksesi i shitjeve i atribuohet kontrollit të plotë nga Barcelona mbi tregtinë online, shkruan gazeta spanjolle ‘Sport’.
Një nga arsyet që ka nxitur gjithë këtë entuziazëm është numri i fanellës së Lamine Yamal. Pas largimit të Ansu Fati, fanella me numrin “10” mbeti bosh – dhe pritet që këtë numër ta marrë ylli U–18 Lamine Yamal. Në faqen zyrtare të klubit, pranë numrit “1” në opsionin për personalizim, shfaqet një pikëpyetje, duke nxitur dyshime dhe kërkesa nga fansat. Edhe pse nuk është ofruar ende, tifozët po porosisin fanellat pa numër dhe po i personalizojnë me “10” dhe emrin e Yamal.
Barcelona planifikoi të zbulojë numrin zyrtar të Yamalit në momentin e prezantimit të uniformës, por burimet e fundit tregojnë se ai kërkoi që kjo të bëhej në ditëlindjen e tij të 18-të – që bie më 13 korrik. Pra, zbulesa pritet atë ditë .