Fanella e Real Madridit, më e kërkuar në “Google Keywords Planner”

Fanella e Real Madridit ka lënë pas vete fanellat e çdo klub tjetër në botë, për të qenë më e kërkuara në platformën e njohur “Google”. Në një shoqëri ku estetika dhe pamja vizuale kanë dalë në pah, fanellat e klubeve të futbollit janë kthyer në një element qendror që bashkon ekipin me tifozin.

Por, jo të gjithë janë njësoj të suksesshëm. Në varësi të dizajnit, vëllimit të masës sociale të klubit dhe rrënjëve midis tifozëve, fanellat janë pak a shumë të kërkuara. Kjo është ajo që kompania “Boohooman” ka analizuar në një studim përmes “Google Keywords Planner”.

Pavarësisht largimit të shumë yjeve të saj si Kristiano Ronaldo, Serhio Ramos dhe Karim Benzema, fanella e bardhë vazhdon të jetë më e kërkuara në mbarë botën me 416,000 kërkime në 12 muajt e fundit. Aktualisht, ka yje të tjerë që e veshin atë, por lojtarët si: Vinicius Jr, Luka Modric apo Xhud Belingam kanë shumë tërheqje mes tifozëve “Los Blancos”, e cila ka lënë pas vete klube si: Man. Junajted, Liverpull, Barcelona dhe Paris Sen Zhermen./Telegrafi/

Lista e 10 fanellave më të kërkuara:

1.Real Madrid: 416,000 kërkime

2.Man. Junajted: 390,000 kërkime

3.Liverpulli: 365,000 kërkime

4.Arsenali: 358,000 kërkime

5.Paris Sen Zhermeni: 296,000 kërkime

6.Barcelona: 290,000 kërkime

7.Man. Siti: 245,000 kërkime

8.Çellsi: 193,000 kërkime

9.Ajaksi: 117,000 kërkime

10.Juventusi: 91,000 kërkime

LEXO EDHE:

Back to top button