Fantomët privohen nga vaksinimi!
Fantomët privohen nga vaksinimi!

Gazetar: Adnan Qaili
Karvani i sensibilizimit për vaksinim filloi nga Komuna e Shkutkës. Për ti nxituar ata shatorin e vënë në pikën më frekuentuese të zonës.
Madje i stimulonin edhe me dhurata.
Interesimi ishte pak i ulët nga komuniteti romë. Por, disa prej tyre që janë pa asnjë dokument u privohet edhe e drejta për vaksinim.
“Pika e vaksinimit këtu në Shtukë është e vendosur pikërisht tek hyrja e tregut, përveç kushteve jo adekuate higjienike, qytetarëve të kësaj zone iu paraqitet edhe një problem tjetër. Ata që janë fantom nuk mund të vaksinohen, që në Komunën e Shutkës së paku 200 qytetarë janë pa asnjë dokument”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.
Nga Shoqata e romëve thonë se prej 700 personave që figurojnë fantomë nga i gjithë vendi ¼ janë në Shutkë që nuk kanë numër amë dhe sistemi “Termini im” nuk mund ti evidentoj për tu imunizuar.
“Unë jetoj tek cigllana. A ke letërnjoftim? Nuk kam, jo nuk kam!”, thotë një qytetar.
“Ju themi o djali, që të vijnë të marrin vaksinat tani nëse nuk duan nuk mund ti marrim me forcë, apo jo”, shprehet një qytetare.
Nga stafi i fushatës thonë se dhuratat i marrin, por nuk ndalen për tu vaksinuar.
“Ka pajisje mbrojtëse nga virusi korona, deri më tani ka të interesuar kemi shpërndarë rreth 100 copë”, u shpreh Angella Ilieva, Aktiviste.
“Për fat të keq nuk kemi të interesuar pacientë të rinj, deri më tani kanë marr vetëm dozën e tretë, për dozën e parë nuk kishte. Momentalisht deri më të tani pati 27 vaksinime, të gjithë me dozën e tretë”, theksoi Bexhet Sejfulla, Doktor.
Ministri Bekim Sali gjatë vizitës së punktit tha se kjo fushatë zgjatë 14 ditë në 14 lokacione të ndryshme.
“Kriza me kovidin ende nuk është tejkaluar dhe iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vijnë në pikat e vaksinimit, pas ditës së promovimit në pikat mobile, të vazhdojnë imunizimin edhe në punktet që tani ekzistojnë nëpër shtëpitë e shëndetit të kryeqytetit”, kishte thënë Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.
Për shkak se imuniteti kolektiv mezi ka kaluar 40% e popullsisë, përpjekjet e autoriteteve shëndetësore për vaksinimi me punkte mobile po del të mos bind qytetarët për të marr edhe dozën e parë.
Tani që masat restriktive po ulen dalëngadalë dhe nuk sanksionohen as qytetarët. Përderisa Ministria ka nis fushatë të re për vaksinim, Komisioni për sëmundje infektive heq masat. Në qendrat tregtare nuk kërkohen më certifikatat e vaksinimit, gjatë javës pritet të hiqen edhe për gastronomitë e hapura. / Alsat.mk