Fatmir Besimi shpalos detaje nga takimi i komisionit ekonomik ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë
Fatmir Besimi shpalos detaje nga takimi i komisionit ekonomik ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë

Ministri i Financave Fatmir Besimi, sonte në “Magazina Ekonomike”, ka shpalosur detajet nga takimi i parë i grupit të punës për ekonomi, investime dhe trekti ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë, shkruan Alsat.
Ai tha se çdo javë do të ketë takime nga grupet e ndryshme, ndërkaq se secili grup çdo muaj do të ketë takime, njëherë në Shkup njëherë në Sofje.
“Ky ishte takimi i parë pas seancës së përbashkët që u mbajt në Sofje javën e kaluar ndërmjet Qeverisë së RMV dhe asaj të Bullgarisë, ku u themeluan dhe grupet e punës. Grupi i parë i punës, ai që ka të bëjë me ekonomi, investime dhe tregti u realizua takimi i parë këtë javë dhe dinamika është si vijon, çdo javë do të ketë takime nga grupet e ndryshme, ndërkaq se secili grup çdo muaj do të ketë takime, njëherë në Shkup njëherë në Sofje. Ideja e takimit tonë ishte që të diskutojmë për këto fusha që kanë të bëjnë për mënyrën e bashkëpunimit të agjencive, institucioneve që do të përkrahin inovacionet, investime dhe përveç kësaj edhe të përforëcohet bashkëpunimi ekonomik dhe që kjo mos të mbetet vetëm në letër, pjesa e dytë të takimit u realizuar në bashkëpunim me Odat Ekonomike, nga Maqedonia e Veriut dhe nga Republika e Bullgarisë”, tha Besimi./ Alsat.mk