Fauci: Ditët e vështira të pandemisë vijnë në janar

Imunologu amerikan Anthony Fauci, ka paralajmëruar për rritje të rasteve të reja me COVID-19 pas festës së Krishtlindjes.

Periudha më e vështirë do të jetë ajo pas Ditës së Falenderimeve.

Javën e kaluar në SHBA nga COVID-19 kanë humbur jetën 15 mijë njerëz, e cila është cilësuar si java më vdekjen më të larta që prej fillimit të pandemisë.

Megjithatë, ekspertët shëndetësore paralajmërojnë së më e keqja pritet të vijë në muajin janar. Ata kanë ngritur alarmin që numri i të vdekurve gjatë javëve apo muajve të ardhshëm do të rritet, sepse njerëzit gjatë festave të fundvitit do të takohen me familjarët e tyre.

“Mendoj se janari do të jetë i tmerrshëm sepse të sëmurëve gjatë Ditës së Falënderimeve do t’ju bashkohen të sëmurët e Krishtlindjeve. Askush nuk dëshiron të modifikojë apo të mbyll vendin për festat e fundvitit, por jemi në momente shumë kritike.

Megjithatë, nuk mund të shmangim faktin që do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne”- ka shtuar eksperti amerikan për sëmundje infektive.

LEXO EDHE:

Back to top button