Fauci kritikon Shtëpinë e Bardhë për shkelje të masave kundër Covid-19

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, kritikoi shtëpinë e bardhë për organizimin e një eventi muajin e kaluar, i cili është lidhur me shpërthimin e covid-19. Fauci, pjesëtar i task forcës për koronavirusit, tha se shpallja e të emëruar së Trump për Gjykatën e Lartë kishte qenë një event superpërhapës, siç e cilësoi. Të paktën 11 prej pjesëmarrësit, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump rezultuan pozitiv.

Pamje te xhiruara në ceremoninë e mbajtur në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë në 26 shtator i treguan të ftuarit teksa shpërfillnin rregullat anti-covid, duke mos mbajtur maska e duke u përqafuar apo shtrënguar dorën me njëri-tjetrin. “Të dhënat flasin vetë. Patëm një event super përhapës në Shtëpinë e Bardhë, njerëzit ishin të ngjeshur pas njëri-tjetrit dhe nuk mbanin maska”, tha ai.

Fauci theksoi se ekspertët kanë rekomanduar mbajtjen e maskave prej 6 muajsh dhe dënoi përdorimin e fjalës kurë, nga ana e Trumpit, në një referencë për medikamentin eksperimental të cilit i ishte nënshtruar në spitalin ushtarak. Në një intervistë për Fox News te premten, presidenti amerikan shmangu t’i përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt pyetjes nëse ishte testuar serish për covid-19, një ditë para se ti kthehej aktiviteteve elektorale.

Të shtunën, kur sipas mjekëve të tij bëhen dhjetë ditë që prej konfirmimit të sëmundjes, Trump do të mbajë një fjalim nga shtëpia e bardhë për një grup prej qindra të ftuarish. Pjesëmarrësve do tu kërkohet të mbajnë maske, do të kontrollohen për temperaturë dhe do të inkurajohen të ruajnë distancimin social.

LEXO EDHE:

Back to top button