Fauci vaksinohet kundër COVID-19

Eksperti i Lartë amerikan për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci dhe Sekretari amerikan për Shëndetin dhe Shërbimet Njerëzore, Alex Azar, u vaksinuan sot publikisht me dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 “Moderna”.

“Ndiej besim të jashtëzakonshëm në sigurinë dhe efikasitetin e kësaj vaksine dhe dua të inkurajoj të gjithë ata që kanë mundësi të vaksinohen, kështu që ne mund të kemi një mbulesë mbrojtjeje në këtë vend që do t’i jepte fund kësaj pandemie”, tha Fauci përpara se të vaksinohej në Institutin Kombëtar të Qendrës Klinike të Shëndetit në Bethesda, Maryland.

Vaksinat kërkojnë dy doza për të qenë maksimalisht të efektshme.

Zyrtarë të tjerë të lartë publikë, përfshirë presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidentin Mike Pence, morën doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, e para që u përhap në SHBA.

LEXO EDHE:

Back to top button