Favorit i ri për titullin kampion në Ligën e Kampionëve

Ditë më parë janë përcaktuar dhe dy gjysmëfinalistet e fundit të Ligës së Kampoinëve. Arsenali që eliminoi Real Madridin dhe Interi që u kualifikua ndaj Bajern Munihut janë dy ekipet e radhës Të martën në mbrëmje, Barcelona preu biletën në gjysmëfinale duke eliminuar Borusia Dortmundin, ndërsa PSZH-ja eliminoi Aston Villën.
Në gjysmëfinale zikaltrit do të përballen me katalanasit, ndërsa parisienët me “topçinjtë”. Tashmë “Opta” ka bërë të ditur dhe ekipet favorite që mund të ngrenë në qiell trofeun e Ligës së Kampionëve.
E katërta renditet Barcelona me 21.8% dhe i treti Paris Sen Zhermeni me 24%. Në vendin e dytë ndodhet Interi me 25.5% dhe favoriti kryesor shihet Arsenali me 28.7%.
Favoritët e Ligës së Kampionëve:
Arsenali 28.7%
Interi 25.5%
Paris Sen Zhermen 24%
Barcelona 21.8%