Favoritët kalojnë pa shumë vështirësi raundin e parë në Paris

Ka vijuar në Paris grand slam i Roland Garros (turne i fushave me dhè) me ndeshjet e raundit të parë. Numri 1 i botës për meshkuj, italiani Janik Sinner, fitoi 3-0 (6-4, 6-3, 7-5) ndaj Arthur Rinderkneh.
Po 3-0 fitoi edhe spanjolli Karlos Alkaraz, numri 2, që mundi Xhiulio Zepieri (6-3, 6-4, 6-2). Një biletë për në raundin e dytë siguron edhe greku Stefanos Cicipas, norvegjezi Kasper Rud e danezi Holger Rune.
Te femrat, kualifikohet për në raundin e dytë tenistja polake Iga Sviatek, numri 2 në botë. Ajo mundi 2-0 (6-3, 6-3) Rebeka Sramkova. Kualifikohen edhe Daria Kastikina, Paula Badosa e Daniele Kollins.