Fazliu-Taravarit: Ke vite që e akuzon Alinë për çdo gjë, të kujtohet kur e quaje Don Kishot, shef krimi, manipulues
Fazliu-Taravarit: Ke vite që e akuzon Alinë për çdo gjë. Të kujtohet kur e quaje Don Kishot, shef krimi, manipulues

Bekim Fazliu, ish politikan përmes një shkrimi në Facebook ka thumbuar Arben Taravarin për vendimin e tij për të shkuar në opozitë, duke e pyetur se çfarë përgjigje do t’i japë familjes së komandant Shqiponjës, familjes së të akuzuarve në rastin “Monstra”, Feta Alimit, rastit “Llaskarca”, “spitali modular” kur akuzonte BDI-në dhe sistemin e korruptuar.
“Nuk duhej shkuar te konaku i babës së komandant Shqiponjës pikërisht atëherë kur zemra e atij plaku po çahej nga dhimbja e vrasjes së të birit dhe kur vetë ai e akuzonte Alinë. Ai qante për drejtësi, ju hidhnit gurë e dru ndaj Aliut, duke u betuar mbi plagët e të birit se ju ishit “ndryshe”!, ka shkruar Fazliu.
“Ke vite që e akuzon Alinë për çdo gjë. Të kujtohet kur e quaje Don Kishot, shef krimi, manipulues. Vetëm pak muaj më parë, kur iku Artani, the: “Tani është radha e shefit të tij se ai nuk bën asgjë pa lejen e shefit!” , ka shkruar Fazliu./ Alsat.mk