FBI arreston dy agjentë kinezë në SHBA
FBI arreston dy agjentë kinezë në SHBA

FBI-ja ka arrestuar dy agjentë të dyshuar kinezë dhe ka akuzuar dhjetëra të tjerë të dyshuar si të lidhur me një operacion të paligjshëm policor në Manhattan. Të pandehurit dyshohet se drejtonin një “stacion policie të padeklaruar” në një lagje të Manhatanit.
Liu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç, përballen me akuza për komplot duke vepruar si agjentë të qeverisë kineze pa informuar autoritetet amerikane si edhe për pengim të drejtësinë, raporton Reuters. Ata pritet të paraqiten në gjykatë të hënën. /abcnews.al