FBI këshillon se cilat vende nuk duhet të karikoni celularin tuaj

A e karikoni telefonin tuaj në publik? Është koha për të ndaluar

Edhe pse karikimi i baterisë së telefonit tuaj në publik duket joshëse kur përqindjet e baterisë janë të ulëta, kjo mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, prandaj është më mirë të mos e bëni. Edhe pse paralajmërime të ngjashme vijnë herë pas here, vështirë se dikush i merr seriozisht. Megjithatë, që rreziku është real ilustrohet më së miri nga fakti se i fundit vjen drejtpërdrejt nga Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI).

Siç paralajmëron FBI, shmangni karikimin e telefonit tuaj në qendra tregtare, hotele dhe aeroporte—aktorët keqdashës modifikojnë kabllot dhe portat USB në stacionet publike të karikimit për të futur viruse ose softuer të mbikqyrjes në pajisjen tuaj. Në këtë mënyrë, hakerët mund të marrin kontrollin e telefonit tuaj, t’i bashkohen një rrjeti bot, apo edhe të dërgojnë mesazhe për të cilat do të paguani shtrenjtë. Gjithashtu, ata mund të kenë akses në të gjitha llogaritë tuaja dhe madje edhe në informacione të ndjeshme bankare.

Përveç vendndodhjeve të listuara nga FBI, do të shtonim edhe stacionet e trenave dhe autobusëve, atraksionet turistike, si dhe kafenetë, pasi këto janë vende shumë të vizituara dhe kriminelët i adhurojnë për shkak të numrit të madh të viktimave të mundshme.

Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që ju duhet të shmangni karikimin me çdo kusht, por vetëm nëse një port ose kabllo USB është një zgjidhje e disponueshme. Siç thotë FBI, mbani kabllon tuaj USB dhe karikuesin kudo dhe mos ngurroni të përdorni prizat e energjisë nëse ka. Nuk ka asnjë transferim të të dhënave midis prizës dhe karikuesit, kështu që telefoni juaj është plotësisht i sigurt në këtë rast.

LEXO EDHE:

Back to top button