FC Drenica triumfon në ndeshjen e parë finale në futsall

FC Drenica ka marrë një fitore të rëndësishme në cilësinë e mysafirit kundër FC Prishtina 01 në ndeshjen e parë finale të Superligës së Kosovës në futsall.
Takimi i zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të Drenicës.
Golat për FC Drenicën u shënuan nga Drilon Haxhijaj (2), Julian Pardo dhe Jean Trujillo.
Për FC Prishtina 01, Halim Selmanaj realizoi golin e vetëm në këtë sfidë.
Tashmë, ekipet kanë edhe dy ndeshje të tjera për të përcaktuar kampionin e ri të Kosovës, me Drenicën që është një fitore larg titullit. Ndeshja e dytë është planifikuar të zhvillohet më 5 qershor.