FC Shkupi është gati të shkruaj historinë në Evropë

FC Shkupi është ndër të paktat skuadra shqiptarevë po mban lart flamurin në Evropë. Pasi kaluan turin e parë të Ligës së Kampionëve, “bardhekaltrit” u ndalën në turin e dytë nga Dinamo Zagrebi. Tani skuadra nga Çairi, do të luajë shanset e kualifikimi në stadiumin  “Todor Proeski” përballë Shamrok Rovers në raundin e tretë të Ligës Europa.

Pavarësisht se kampionët u mposht në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1, trajneri Goce Sedloski ende shpreson te kualifikimi. Tekniku u shpreh se ekipi është 100 % i fokusuar në ndeshjen e kthimit përballë irlandezëve, me synimin për të arritur kualifikimin. Gjithashtu, Sedloski shprehu keqardhjen për mënyrën sesi ekipi i pranoi golat në ndeshjen e parë, por tani fokusi kryesor për teknikun është vetëm ndeshja e kthimit.

Në përfundim, 48-vjeçari nuk harroi t’i bënte thirrje “lojtarit të dymbëdhjetë”, pasi pa tifozët e zjarrtë të Shkupit, “Shvercerat”, arritja e kualifikimit do të jetë e pamundur.

Ekipi i shqiptarëve do të synojë kalimin e turit të tretë të Ligës Europa, dhe në rast kualifikimi FC Shkupi do të siguronte grupet e Ligës së Konferencës, duke bërë historinë. Gjithashtu aventura europiane nuk do të ndalet me kaq, pasi kampionët e kanë të sigurt fazën “play off” të Ligës së Konferencës.

FC Shkupi është gati për të shkruar historinë me mbështetjen e zjarrtë të tifozëve bardhekaltër./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button