Skuadra e FC Shkupit siguron fitoren e tretë pranverore, pasi në kuadër të xhiros së 21-të në elitën e futbollit vendor, shënoi fitore me rezultat 3-2 kundër Tikveshit. Inasio dhe Adetunxhi, dy herë, ishin autor të golav për liderin aktual, ndërsa për mysafirët shënuan Stojkov dhe Ngoba. Skuadra nga Çairi zgjëroi epërsinë ndaj njekësve më të afërt, Shkëndijës dhe Akademia Pandevit, të cilët në sfidën e zhvilluar në Tetovë u ndalën me barazim 0-0. Tani FC Shkupi ka 10 pikë epërsi para skuadrës tetovare dhe 11 nga Akademia Pandev.
Fitores iu gëzua edhe Struga Trim Lum, që regjistron 3 pikë falë një eurogoli nga Bunjamin Shabani, duke mundur Borecin në transfertë.
Me të njëjtin rezultat dhe poashtu në transfertë, Rabotniçki mund Skopjen, ndërsa përballja në mes Pelisterit dhe Renovës është shtyrë për shkak të borës që kishte mbulur stadiumin në Manastir dhe e njejta do të zhvillohet të hënën (28 shkurt) në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në orën 14:00.
Liga e Parë – java 21
FC Shkupi 3-2 Tikveshi
Shkëndija 0-0 Akad. Pandev
Boreci 0-1 Struga Trim Lum
Skopje 0-1 Rabotniçki
Makedonija Gj.P 2-1 Bregallnica
Pelisteri – Renova (28.02)








