FC Shkupi ka gati përforcimin e parë në merkaton e dimrit

FC Shkupi pritet që së shpejti të prezantojë një nga transferimet e para në prag të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor. I pari në listët e kërkesave të skuadrës nga Çair pritet që të jetë futbollisti i talentuar nga Manastiri, Kristijan Trapanovski, i cili vjen nga rradhët e Akademia Pandev.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar, që luan si sulmues i krahut të majtë, ndërsa ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Çeki dhe Sllovaki.

Sipas “Infosport”-it, një emër tjetër që pritet së shpejti të prezantohet është edhe ai i reprezentuesit të Ruandës, Abdul Ruatubjaje, ndërsa këtyre ditëve drejtuesit e skuadrës nga Çairi do të ulen në tavolinë për të biseduar çështjet e fundit edhe me talentin shkupjan, Lavdrim Fazliu.

Së fundit, një emër i ri në listën e dëshirave të merkatos është edhe sulmuesi i Vardarit, Matej Cvetanovski, i cili ka mbyllur kontratën me Vardarin. Mirëpo në këtë garë për firmën e tij, është edhe skuadra e Shkëndijës, andaj mbetet të shihet se cilën fanellë do të vesh, tani më, ish sulmuesi i Vadarit , Matej Cvetanovski.

LEXO EDHE:

Back to top button