FC Shkupi largon trajnerin Hasan Ozer?!

Sipas mediave vendore (albsport.mk. sport1.mk dhe sportmedia.mk), Hasan Ozer nuk është më trajner i FC Shkupit. Largimi ose shkarkimi i tij (ende asgjë zyrtare) vjen menjëherë pas disfatës së fundit, kundër skuadrës së Renovës, në terrenin vendas me rezultat 1-2, në kuadër të javës së 25-të të Ligës së Parë të Maqedonisë.
Kujtojmë se trajneri turk erdhi me ambicje të mëdha nga skuadra e Çelikut që të drejtojë skuadrën e FC Shkupit në rrugën drejt titullit, mirëpo rezultatet e dobëta kohëve të fundit, duket se shpejt mbyllën këtë kapitull.
Ndryshe FC Shkupi është në disavantazh prej 10 pikëve nga Shkëndija që marshon drejt titullit kampion në 8 javë deri në fund të sezonit aktual. Javën e ardhshme, FC Shkupi do të jetë në transfertë në Strumicë, përball skuadrës së Akademia Pandevit, ndërsa tri ditë më vonë përballen me Bellasicën në terrenin vendas. (FOTO: FC SHKUPI)