FC Shkupi lëshoi fitoren ndaj rusëve të Groznit

Skuadra e FC Shkupit zhvilloi sfidën e dytë në kuadër të përgatitjeve në Antali të Turqisë. Skuadra nga Çairi lëshoi mundësinë që të regjistrojë fitoren e parë në kompleksin turistik të Turqisë kundër Ahkmat Groznit, pasi që sfida u mbyll me barazim 1-1. Ilirid Ademi solli epërsi për FC Shkupin në minutën e 39-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Mirëpo në pjesën e dytë, kundërshtari arriti që të gjejë mënyrë dhe taktikët që të kalojë vijën e fundit e skuadrës së FC Shkupit dhe në minutën e 71-të barazoi shifrat në 1-1. Për Fc Shkupin ky është barazimi i dytë në Antali, pasi që në përballjen e parë , kundër Obollonit, shënoi dy gola në barazimin 2-2.

LEXO EDHE:

Back to top button