FC Shkupi – Levski, bileta prej 150 e deri më 200 denarë

Në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, në mes FC Shkupi dhe Levskit nga Bullgaria, e cila do të zhvillohet të enjtën (27.07.2023), në orën 21:00, në stadiumin e qytetit Arena “Todor Proeski”, skuadra nga Çairi ka filluar me shitje e biletave për këtë përballje. Ata do të kapin vlerën prej 150 e deri më 200 denarë, por nuk do të ketë shitje onlajn.

Njoftimi i plotë i FC Shkupit:

Në prag të ndeshjes së parë të turit të dytë kualifikues të UEFA Ligës së Konferencës, ekipi ynë të enjten (27.07.2023), me fillim në ora 21:00, në stadiumin e qytetit Arena “Todor Proeski”, do të jetë nikoqire e skuadrës së PFC Levski Sofia.

Biletat do të jenë në shitje në dy lokacione, para stadiumit të FC Shkupi në Çair dhe në kafeterin “Kaimuck” në Çarshinë e Vjetër.

Biletat mund ti blini duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 17.00 para stadiumit të Çairit, ndërsa para kafeteris “Kaimuck” duke filluar nga ora 17:00 deri në mesnatë 00:00.

Në orar dhe lokacione të njëjta biletat do të shitën edhe të mërkurën duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 17.00 para stadiumit të Çairit, ndërsa para kafeteris “Kaimuck” duke filluar nga ora 17:00 deri në mesnatë 00:00.

Ditën e ndeshjes, të enjten në Çair dhe kafeterin “Kaimuck” biletat do të shiten nga ora 12:00 deri në ora 17:00, ndërsa nga ora 18:00 në pikë shitjen para stadiumit të qytetit Arena “Todor Proeski”.

Gjithashtu biletat do të shiten edhe në këto pika të shitjes:

SHKUP

LITERATURA.MK – EAST GATE MALL

LITERATURA.MK – VERO JUMBO

LITERATURA.MK – QTQ (GTC) PËRDHESE

LITERATURA.MK – Rr. Maqedonia

LITERATURA.MK – QT BUNJAKOVEC

LITERATURA.MK  – QTQ (GTC) KATI I PARË

LEXO EDHE:

Back to top button