FC Shkupi mund Rabotniçkin dhe merr kreun në Ligën e Parë

Skuadra e FC Shkupit vazhdon që të prin renditjes tabelare në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi që në sfidën e fundit të javës së 9-të, mundi Rabotniçkin me 2-0. Të përzgjedhurit e trajnerit Goce Sedloskit, në mënyrë rutinore mundën “romantikët” për të marë pozitën e parë nga Renova.

Vendasit hapën rezultatin në minutën e 10-të, falë golit të shënuar nga Sandej Adentunxhi. Dhe në momente kur Rabotniçki kërkoi golin e barazimit, në minutën e 73-të, Trapanovski shënon golin e dytë, pas asistit të Hamidit.

Me këto tri pikë, FC Shkupi është në vendin e parë me 20 pikë, ndërsa Rabotniçki është në pozitën e katërt me 15 pikë. Në javën e 10-të, më 17 tetor, FC Shkupi është në transfertë përball Tikveshit, ndërsa Rabotniçki në terrenin vendas, takohet me Skopje.

LEXO EDHE:

Back to top button