FC Shkupi ndëshkohet nga gabimet e veta

FC Shkupi ndëshkohet nga gabimet e veta

Skuadra e FC Shkupi pësoi disfatë minimale (0-2) në takimin e parë me Levskin e Sofjes, në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës. Mysafirët kishin fat në fillim të ndeshjes , kur pas një gabimit të portierit bullgar, Dudu kishte portën e boshatisur, duke dërguar topin mbi portën e Levskit. Në minutën e 30 , një gabim të mbrojtjes vendase, e shfrytëzoj mjaft mirë Levski dhe hap rezultatin me golin e shënuar nga Velton. Në pjesën e dytë , rastin më të mirë për të barazuar shifrat e kishte Cefas, kur loboi portierin mysafirë, por në vijën fundore reagoi mbrojtja bullgare dhe evitoi rrezikun. Në 10 minutat e fundit, FC Shkupi kaloi në ofenziv dhe kërkoi golin e barazimit, mirëpo mbrojtja bullgare e Levskit ishte në nivel të detyrës dhe evitoi çdo rrezik. Dhe kur mendojej se do të mbyllet me këtë rezultat, pas rivënies nga këndi, më mirë u gjet Ronaldo dhe shënoi për 2-0. Përballja kthyese do të zhvillohet 7 ditë më vonë, në terrenin e Levskit në Sofje. /Mahir Thaçi

 

LEXO EDHE:

Back to top button