FC Shkupi përball Bregallnicës në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë

FC Shkupi, ndeshjen e radhës si nikoqir, do të zhvillojë jashtë Shkupit, për shkak të riparimit të terrenit të gjelbër në stadiumin në Çair. Kështu është konfirmuar se përballja me Bregallnicën, FC Shkupi do të zhvillojë në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.

Gjithashtu edhe përballjen e radhës, në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, kundër Ohrit, do ta zhvillojë jashtë Çairit, por ende nuk është vendosur se ku do të jetë kjo përballje.

Kujtojmë se përballja në mes FC Shkupit dhe Bregallicës, në kuadër të javës së 11-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, do të zhvillohet të dielën (22 tetor 2023) në orën 14.00.

LEXO EDHE:

Back to top button